Kronikë

Në kërkim për drogë, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

Shkruar nga Liberale

Në kërkim për drogë, arrestohet 29-vjeçari në

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit për shitje dhe prodhim të lëndëve narkotike.

Në prangat e policisë ka rënë shtetasi Xhonatan Haxhiaj i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Tempulli 2” si i implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni në Durrës ka shkuar në 52. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH