Kronikë

LAJMI I DITËS/ Ndërron jetë foshnja 5-muajshe në Greqi, arrestohen prindërit shqiptarë!

Shkruar nga Liberale

LAJMI I DITËS/ Ndërron jetë foshnja 5-muajshe në Greqi,

Autoritetet greke po hetojnë vdekjen e një foshnje 5-muajshe - në rrethana të paqarta - në Paros.
Siç raportohet nga ERT, babai 45-vjeçar dhe nëna 35-vjeçare të foshnjës, me origjinë shqiptare, janë arrestuar për ekspozimin fatal të një të mituri.

Një foshnjë 5-muajshe ndërroi jetë në rrethana ende të paqarta në ishullin e Paros duke tronditur opinionin publik. Prindërit e së miturës, me origjinë shqiptare dhe banuese prej vitesh në ishull, janë arrestuar nga autoritetet greke nën akuzën për ekspozim të rrezikshëm që çoi në vdekjen e fëmijës.

Ngjarja ndodhi të dielën pasdite, kur nëna e fëmijës e çoi të voglën në Qendrën Shëndetësore të Paros pa ndjenja, ku mjekët konstatuan se fëmijë nuk merrte frymë. Pavarësisht përpjekjeve për reanimim, fatkeqësisht fëmija kishte ndërruar jetë.

Sipas autoriteteve, ekzistojnë disa skenarë në hetim. Një nga dyshimet kryesore është se fëmija mund të jetë lënë për një kohë të gjatë në makinë, ndërsa prindërit ndodheshin në plazh.

Një banor i zonës deklaroi për televizionin grek Star se familja ishte në plazhin e Paraspóros dhe se e kishin lënë fëmijën në makinë për të fjetur, pasi kishte dremitur gjatë rrugës.

Një tjetër version që po hetohet është ai se foshnja mund të ketë qenë në diell për disa orë dhe ka humbur ndjenjat më vonë në shtëpi.

Sipas policisë greke, dëshmitë e prindërve nuk përputhen. Babai ka deklaruar se fëmija ishte me ta në plazh, ndërsa nëna ka pranuar se e kishin lënë në makinë. Këto kontradikta kanë ngritur më shumë dyshime për mënyrën sesi ndodhi vdekja fatale.

Pas konstatimit të vdekjes, mjekët njoftuan menjëherë policinë dhe çifti u arrestua. Ata u dërguan në komisariat dhe pritet të dalin përpara Prokurorisë së Syros, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH