Kronikë

“Më ktheni në atdhe”/ Shqiptari i dënuar prej një muaji në grevë urie në burgun e Torinos

Shkruar nga Liberale

“Më ktheni në atdhe”/ Shqiptari i dënuar prej

Një i shqiptar i cili vuan dënimin në burgun e Torinos në Itali, prej një muaji është futur në grevë urie, duke kërkuar që të vijojnë dënimin e mbetur në shqipëri.

Sipas mediave italiane, shqiptari prej një muaji ka bërë kërkesë që të ekstradohet në vendin tonë, ka bashkëshorten dhe dy fëmijët, por kjo kërkesë ende nuk i është përmbushur, edhe pse nuk ka një arsye që ia ndalon.

Ai refuzon të ushqehet, ndërsa gjendja shëndetësore e tij nuk paraqitet e mirë. Ai tashmë peshon vetëm 30 kg, dhe ndodhet në karrige me rrota.

Garantuesja e personave të privuar nga liria dhe që vuajnë dënimin në burgun e Torinos, Monica Cristina Gallo Gallo i është drejtuar me një kërkesë për shqyrtimin e rastit Ministrisë së Brendshme të Italisë, por përgjigja ishte se pezullimi i transferimeve të të burgosurve në Shqipëri, ka ndodhur për shkak të kapacitetit të pamjaftueshëm të ambienteve të burgjeve shqiptare.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH