Amarildo Hoxhallari, banues në Yzberisht, është i riu që mbeti i vdekur pas sulmit me thikë në Astir nga 25-vjeçari Darmen Keli.
Sipas burimeve për Euronews Albania bëhet me dije se Hoxhallari ka shkuar në gjendje të rëndë në spital, ku më pas ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda, pas 4 thikave të ngulura dy në gjoks dhe dy në këmbë.
Po ashtu mësohet se shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet së është bërë ngacmimi i të fejuarës së autorit nga viktima.
Ndërkohë vijon puna nga ana e grupit hetimor për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.