Kronikë

"Kush është ajo nënë që lë burrin dhe fëmijën e mitur…"/ Flet vëllai i 40-vjeçarit që u qëllua me armë nga i dashuri i gruas

Shkruar nga Liberale

"Kush është ajo nënë që lë burrin dhe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku një 40-vjeçar është plagosur me armë zjarri. Plagosja është kryer nga Klement Beqaj, i cili ishte në një lidhje me bashkëshorten e 40-vjeçarit, Melisa Belulin.

Vëllai i të plagosurit, Gledian Hoxhallari, është shprehur se gjendja e tij momentalisht është stabël.

Në emisionin “Me zemër të hapur”, ai u shpreh se kërkon drejtësi për vëllain e tij, duke shtuar se djali i ish-çiftit, që ndodhej në vendngjarje, është marrë në pyetje në praninë e psikologëve.

Vëllai i të plagosurit shtoi se “nuk e di kush është ajo nënë që lë fëmijën në rrugë dhe lë ish-bashkëshortin të shtrirë duke e ditur të vdekur e ikën me të dashurin”.

“Momentalisht gjendja e tij është e qetë. Në praninë e psikologëve, ka dhënë dëshminë edhe djali. Unë nuk e di kush është ajo nënë që lë fëmijën në rrugë dhe lë ish-bashkëshortin të shtrirë duke e ditur të vdekur e ikën me të dashurin. Unë jam vetë prind e nuk mund të braktis kurrë fëmijën. Kërkoj drejtësi për tim vëlla”, tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH