Kronikë

Kultivuan kanabis/ Krujë, pranga 22-vjeçarit, procedohet bashkëpunëtori i tij

Shkruar nga Liberale

Kultivuan kanabis/ Krujë, pranga 22-vjeçarit, procedohet

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit masiv të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë parandaluar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit.

Në kuadër të operacionit “Krasta”, arrestuan një 22-vjeçar dhe proceduan në gjendje të lirë një 18-vjeçar të dy banues në fshatin Halil, Fushë-Krujë.

Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike cannabis sativa në një hapësirë të pyllëzuar, në fshatin Krastë.

Gjithashtu,në vijim të veprimeve proceduriale u sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe automjeti në pronësi të 22-vjeçarit, i cili e përdorte për të shkuar tek vendi ku kishte kultivuar fidanë narkotikë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH