Kronikë

I dha fund jetës në banesën e saj/ Prokuroria regjistron procedim penal për “shkaktim v*tëvrasje” për vdekjen e 17-vjeçares në Gjirokastër

Shkruar nga Liberale

I dha fund jetës në banesën e saj/ Prokuroria regjistron procedim

Prokuroria e Gjirokastrës ka regjistruar procedim penal për veprën ‘Shkaktimi i vetëvrasjes’ për vdekjen e 17-vjeçares me iniciale Irsa Muçollari, e cila dyshohet se i dha fund jetës në banesën e saj, më 10 Shkurt, për shkak se bullizohej.

Njoftimi i Prokurorisë:

Vetëvrasja e të miturës I.M., në shtëpinë e saj, Prokuroria Gjirokastër regjistron procedim penal për veprën ‘Shkaktimi i vetëvrasjes’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka regjistruar procedimin penal për veprën penale ‘Shkaktimi i vetëvrasjes’ parashikuar në nenin 99 të Kodit Penal.

Mbi bazën e materialeve të referuara nga Komisariati i Policisë Gjirokastër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjirokastër ka regjistruar procedimin penal nr.70, të vitit 2025 në lidhje me ngjarjen e datës 10.02.2025, ku në banesën e saj në Gjirokastër u gjet e vdekur shtetasja e mitur  I. M.

Në kuadër të këtij procedimi,është ngritur grupi hetimor, i cili po kryen me prioritet të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje, duke nisur nga pyetja e personave që kanë dijeni për veprën penale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH