Kronikë

Grabisnin në seri banesat në Bolonja, arrestohet ‘skifteri’ shqiptar, shoku i arratiset karabinierëve

Shkruar nga Liberale
Grabisnin në seri banesat në Bolonja, arrestohet

Një 22-vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët në Itali, i akuzuar për grabitje banesash në seri.

Aksioni u krye në zonën e Bolonjës, teksa dyshohet se i riu mund të jetë pjesë e një bande ‘skifterësh’.

Një qytetar pikasi dy nga grabitësit e panjohur në ballkonin e një apartamenti në ‘Via Ghiberti’.

Të dy po tentonin të hynin në shtëpi pasi kishin thyer xhamin e dritares, por veprimi i tyre u ndërpre nga dëshmitari i cili njoftoi menjëherë autoritetet.

Patrullat u vunë në ndjekje të të dyshuarve, por njëri prej tyre arriti të arratisej, kurse bashkëpunëtori shqiptar 22-vjeçar u prangos.

Gjatë kontrollit, karabinierët gjetën në zotërim të tij materiale për plaçkitje, si; doreza pune, një kapuç dhe objekte të shumta të vjedhura, duke përfshirë; bizhuteri, ora dhe stoli kostumesh, të cilat ai nuk ishte në gjendje t'i shpjegonte, informon media italiane.

Malli u sekuestrua dhe i riu doli para gjykatës, ku mori urdhër për ndalim qëndrimi në Bolonja, teksa po hetohet aktiviteti kriminal dhe po bëhen kërkime për bashkëpunëtorin.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH