Showbiz

ZGJEDHJET 2025/ Voton Lim Hoti: Fituam në Fermë, do fitojmë edhe këtu

Shkruar nga Liberale

ZGJEDHJET 2025/ Voton Lim Hoti: Fituam në Fermë, do fitojmë edhe

Për herë të parë në Shqipëri një pjesëmarrës në një reality show ka lënë garën për të ushtruar të drejtën e votës. Fermeri Lim Hoti, konkurrent në spektaklin “Ferma VIP”, ka dalë nga programi përkohësisht për të votuar në qendrën e tij të votimit, në shkollën e mesme në Babrru.

Udhëtimi i tij është ndjekur live nga produksioni i Ferma VIP, Tring dhe Vizion Plus, duke e kthyer momentin në një ngjarje mediatike me simbolikë të fortë qytetarie.

Është shumë speciale, vendimin e kam marrë ka kohë. Mos e humbni besimin. Rruga e duhur dihet kush është. Dy zgjedhje në vit – fituam në Fermë, do fitojmë edhe këtu. Bëhet fjalë për të ardhmen tonë, votoni dhe mos humbni besimin“, u shpreh Hoti pasi hodhi votën.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH