Showbiz

Olta Gixhari zbulon arsyen e largimit nga teatri

Shkruar nga Liberale

Olta Gixhari zbulon arsyen e largimit nga teatri

E ftuar përballë gazetarëve të vegjël, Olta foli hapur për periudhën e saj të vështirë dhe ndjenjat që e shoqëruan gjatë largimit nga teatri.

“Kam disa vite që nuk kam luajtur më në teatër, sepse në fakt nga teatri jam larguar me një shije jo të mirë, me një shije shumë të keqe,” u shpreh ajo me sinqeritet. Sipas saj, ky vendim nuk ishte i lehtë dhe i ka marrë kohë për ta përpunuar emocionalisht dhe mendërisht.

Përveç përjetimeve të saj profesionale, Olta tregoi se edhe jeta personale ka ndikuar në këtë shkëputje. Ajo është tashmë nënë e dy djemve dhe përkushtimi ndaj familjes i ka dhënë jetës së saj një drejtim të ri.

“Pastaj u bëra mami, karriera ime mori një ndryshim, një rrjedhë tjetër. Jo të gjithë e kemi fatin të përjetojmë në kohën e duhur njerëzit e duhur që drejtojnë teatrin. Po flas për periudhën kur unë kam qenë pjesë e tij,” shtoi ajo.

Megjithatë, Olta u shpreh optimiste për të ardhmen e teatrit në Shqipëri, duke theksuar se beson se gjërat janë duke u përmirësuar. Ajo la të nënkuptohet se rikthimi i saj në skenë nuk përjashtohet, por do të ndodhë vetëm kur koha dhe kushtet të jenë të duhura.

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH