Kronikë

Goditi punonjësin e shërbimit pyjor, ndalohet 41-vjeçari në Përrenjas

Shkruar nga Liberale

Goditi punonjësin e shërbimit pyjor, ndalohet 41-vjeçari

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Përrenjasit, pasi goditi me grushte për shkak të detyrës, punonjësin e shërbimit pyjor.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi mallra të dyshuara të kontrabanduara.

Njoftimi i Policisë Përrenjas

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Librazhd, vunë në pranga shtetasin V. Rr., 41 vjeç, banues në Përrenjas.

Ndalimi i 41-vjeçarit u bë pas kallëzimit të një punonjësi të shërbimit pyjor, në bashkinë Përrenjas, se më datë 13.06.2024, ky shtetas e kishte goditur me grushte, për shkak të detyrës.

Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, u kryen kontrolle në banesën e 41-vjeçarit, ku u gjetën 400 litra naftë dhe 140 litra vaj lubrifikant për mjete, të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Goditjet për shkak të detyrës", "Kontrabanda e mallrave që paguhet akcizë" dhe "Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë".

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH