Kronikë

EMRI/ Aksidenti i RËNDË në Lushnjë-Berat, vdes shoferi i autobotit me naftë

Shkruar nga Liberale

EMRI/ Aksidenti i RËNDË në Lushnjë-Berat, vdes shoferi i

Ka ndërruar jetë drejtuesi i autobotit që u aksidentua mbrëmjen e sotme në aksin nacional Lushnjë-Berat, në Kashtebardh. Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasi Petro Piti.

Burime bëjnë me dije se ai po transportonte ma autobot karburant në momentin kur u përplas me një mjet bujqësor, zetor. Nga përplasja e fortë, autoboti përfundoi i përmbysur në një kanal kullues.

Shoferi mbeti i bllokuar në autobot dhe për minuta të tëra, banorët e zonës, efektivët e Policisë dhe zjarrfikësit u mundua ta nxirrnin, por fatkeqëlsisht e kanë nxjerrë nga mjeti pa shenja jete.

Ndërkohë, edhe zetori është shkatërruar totalisht, por fatmirësisht Arben Toska drejtuesi i zetorit është në gjendje të mirë sepse është hedhur nga mjeti bujqësor në momentin që ka ndodhur përplasja.

Të dy mjetet kanë qenë duke lëvizur në një drejtim. Dyshimet e para janë që drejtuesi i autobotit nuk e ka vënë re mjetin bujqësor dhe në tentativë për të shmangur përplasjen është përmbysur.

Policia ndodhet në vendion e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH