Kronikë

E rëndë në Durrës, 3-vjeçarja bie nga kati i shtatë i pallatit

Shkruar nga Liberale

E rëndë në Durrës, 3-vjeçarja bie nga kati i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në qytetin e Durrësit.

Një vajzë e mitur ka rënë nga kati i shtatë i një pallati dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr,13, dhe e mitura ka qënë së bashku me prindërit e saj në momentin që ka rënë nga lartësia.

“Rreth orës 20:07, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i apartamentit në kat të shtatë, ku ishte së bashku me prindërit e saj, një 3-vjeçare.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, e mitura po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Ende nuk dihen të tjera detaje lidhur me rastin, sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH