Kronikë

Durrës/ 19-vjeçarja mori përsipër vrasjen e babait, zbulohet më në fund autori

Shkruar nga Liberale

Durrës/ 19-vjeçarja mori përsipër vrasjen e babait,

Policia e Durrësit ka zbardhur vrasjen e 50-vjeçarit Pëllumb Meta, duke zbuluar se autori i krimit të rëndë nuk është vajza e tij 19-vjeçare, por djali 25-vjeçar, Hysen Meta. Deri më tani, vrasjen e ka marrë përsipër vajza, Hygerta Meta, por policia ka zbuluar se qitësi nuk është ajo dhe se Hysen Meta ka pranuar ekzekutimin e babait.

“Nga të gjitha veprimet hetimore që janë kryer rezulton se djali i familjes ka realizuar qitjen. Nuk mund të japë të gjitha detajet edhe për sekretin hetimor dhe ndjeshmërisë që ka pasur ngjarja. Edhe 19-vjeçarja është përfshirë. Arsyeja është konfliktet që kanë pasur pjesëtarët e familjes. E ka pranuar ekzekutori akuzën”, sqaroi pak më parë shefi i policisë së Durrësit.

Në hetim është marrë edhe bashkëshortja e viktimës, Blerina Meta, e cila po ndiqet penalisht në gjendje të lirë. Mësohet se krimi është regjistruar brenda banesës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH