Një aksident tragjik pranë një stacioni autobusi, i ka marrë jetën një ditë më parë një 21-vjeçareje shqiptare dhe një 68-vjeçareje në Greqi.
Sipas mediave greke, ditën e sotme pritet të zhvillohet varrimi i 68-vjeçares në orën 11:30 në Kishën e Shën Paraskevisë në Patridë, ndërsa trupi shqiptares, Elisa Doka nga Njësia Administrative Tërbuf e Divjakës, pritet të transferohet sot në vendlindjen e saj, e të varroset ditën e mërkurë.
Kujtojmë se aksidenti që u mori jetën dy grave ndodhi pak para orës 10 të mëngjesit të djeshëm (1 prill), ku nga përplasja 68-vjeçarja u hodh rreth 25 metra larg dhe humbi jetën në çast, ndërsa 21-vjeçarja u transferua e plagosur rëndë në spitalin e Verisë, ku ndërroi jetë pak orë më vonë.