Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:00, në Patrida Veria, Greqi.
Sipas raportimit të medieve greke, një makinë e drejtuar nga një 64-vjeçar ka përplasur dy gra në një stacion autobusi, duke i marrë zvarrë.
Si pasojë e përplasjes një 68-vjeçare greke dhe një 21-vjeçare me origjinë shqiptare, e identifkuar si Elisa Doka fatkeqësisht kanë humbur jetën.
E reja shqiptare fillimisht u dërgua e plagosur në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë, ndërsa gruaja ndërroi jetë në vend. Ato ishin duke pritur autobusin në stacion kur u përplasën nga mjeti.
Nga përplasja e fortë, mjeti e ka hedhur 21 vjeçaren 10 metra larg stacionit. Në vendngjarje mbërritën menjëherë ambulancat, por fatkeqësisht për gratë ishte tepër vonë.