Kronikë

Aksident TRAGJIK te shkalla e Tujanit! Përplasen dy automjete, humb jetën 29-vjeçari, plagoset një tjetër

Shkruar nga Liberale

Aksident TRAGJIK te shkalla e Tujanit! Përplasen dy automjete, humb

Një 29-vjeçar humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur në një aksident i ndodhur të ndodhur në “Shkallën e Tujanit”

Policia e Tiranës informon se automjeti me drejtues shtetasin O. N., rreth 35 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh., rreth 29 vjeç. Për pasojë ky i fundit ndërroi jetën, ndërsa pasagjeri që ndodhej me 29 vjecarin është transportuar në spital.

“Rreth orës 16:55, në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” automjeti me drejtues shtetasin O. N., rreth 35 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh., rreth 29 vjeç.

Si pasojë ka humbur jetën 29-vjeçari, si dhe është dëmtuar pasagjeri po në këtë automjet shtetasi H. L., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thote policia.

Nderkohe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH