Një aksident me pasojë vdekjen e një 24-vjeçari është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Elbasan.
Dy automjete dhe një motomjet janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë ka humbur jetën 24-vjeçari i cili po lëvizte me motor. Shoferi 55-vjeçar i automjetit, pas aksidentit është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia e ka shpallur në kërkim.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin N. B., 55 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. L., 32 vjeç dhe me motomjetin me drejtues shtetasin H. S., 24 vjeç.
Pas përplasjes drejtuesi i automjetit shtetasi N.B është larguar nga vendi aksidentit dhe vijon puna intensive nga ana e policisë per kapjen e tij.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi H. S.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.