Kronikë

53-vjeçari tenton të vrasë veten me kallashnikov, ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryeqytet

Shkruar nga Liberale

53-vjeçari tenton të vrasë veten me kallashnikov, ngjarja e

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të marte në Tiranë, ku një person ka tentuar t’i japë fund jetës.

Autoritetet policore raportojnë se bëhet fjalë për shtetasi A. T., 53 vjeç, i cili ka tentuar të vrasë veten duke e qëlluar me armë zjarri kallashnikov. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, në rrugën “Mihal Grameno”.

53-vjeçari tenton të vrasë veten me kallashnikov, ngjarja e

53-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nuk dihet se cili ka qenë motivi që e ka shtyrë drejt këtij akti ekstrem.

Blutë e kryeqytetit kanë sekuestruar armën e zjarrit në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH