Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, GJKKO ka lëshuar masa sigurie edhe për 5 biznesmenë, si të përfshirë në çështjan ku akuzohet kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Bëhet fjalë për biznesmenët Gentian Sulën, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.
Kujtojmë se GJKKO me urdhër të SPAK vendosi gjithashtu masën e sigurisë “arrest shtëpie” për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa.