Ekonomi

LIBERAL QUOTES/ Ayn Rand për zhvillimin e kombeve: Jam për ndarjen e shtetit nga ekonomia, ashtu si ndarja me kishën

Shkruar nga Aranit Muraçi
LIBERAL QUOTES/ Ayn Rand për zhvillimin e kombeve: Jam për ndarjen e

Debati nëse idetë e Ayn Rand mund dhe duhet t'i japin fund një qeverisjeje të madhe, mbetet ende i i ndezur në oborret akademike dhe në vendet me demokraci të zhvilluar ose në zhvillim.

Ayn Rand mbron parimin e dorës së padukshme të Adam Smith mbi tregun por mbrojtja e Rand ndaj filozofisë së kapitalizmit “laissez-faire” shpesh ngatërrohet me mbrojtjen e Smithit të ekonomisë së tregut. Rand dhe Smith nuk ndajnë të njëjtat ide mbi rëndësinë e interesit vetjak ose nuk mbështesin të njëjtin lloj qeverisjeje minimaliste dhe se këto janë dallime të rëndësishme dhe thelbësore midis dy mendimtarëve.

Ja disa nga pikëpamjet që ndan Ayn Rand për tregun e lirë:

Jam kundër çdo lloj forme kontrolli.”

“Jam absolutisht për një “laissez faire”, për një ekonomi të lirë, treg që vet-rregullohet”.

“Jam për ndarjen e shtetit nga ekonomia ashtu siç ndodhi me ndarjen e shtetit nga kisha”.

“Dhe ndarja e shtetit me kishën siç e kemi parë solli harmoni dhe bashkjetesë mes besimeve të ndryshme fetare, në vend të luftrave fetare që ishin zhvilluar përgjatë historisë.”

“Nëse nuk ndahet shteti nga ekonomia, nuk do të ketë rregullim të tregut dhe as të prodhimit; dhe nuk do të kemi harmoni, paqe dhe as drejtësi mes njerëzve”.

Ata që mbrojnë tezat e Rand besojnë në një ekonomi kapitaliste, që është edhe një ekonomi e lirë. Kur njerëzit lihen të lirë të ndjekin interesat e tyre personalë, ata thotë Rand, e ndajnë punën e tyre, duke e bërë atë më produktive; përdorin çmimet për të koordinuar aktivitetet e tyre prodhuese, konkurrojnë me njëri-tjetrin për fitime - dhe inovojnë rrugën e tyre drejt prosperitetit.

Çdo "lëvizje e vërtetë për të ndaluar rritjen e shtetit" e ka bazën te idetë e Ayn Rand. Më e rëndësishmja, “qëllimi duhet të jetë ndarja totale e shtetit nga ekonomia”.

Mbrojtësit e ideve të Rand shkojnë më tej, ndaj kritikëve që thonë se në praktikë një treg pa ndërhyrjen e shtetit si rregullator nuk mund të funksionojë. Ata shtojnë se viktimat më të mëdhenj të kësaj padrejtësie [shteti kur ndërhyn, i mbirregulluar, i mbitaksuar i të drejtave] janë të varfërit ambicioz.
Duke kursyer shuma të mëdha kapitali nga individët prodhues, shteti i të drejtës ul numrin e bizneseve që hapen, numrin e vendeve të punës që krijohen, sasinë e progresit ekonomik që ndodh, sasinë e mundësive ekonomike që vihen në dispozicion. Edhe pse të pasurit mund t'ia dalin mbanë në një gjendje normale, të paktën për një kohë, ata që dëshirojnë të dalin nga varfëria shpesh nuk munden.”

Ata e pranojnë këtë të fundit si një vërtetë të pamohueshme dhe shkruajnë se "një ekonomi e lirë dhe e begatë është në mënyrë të pashmangshme një ekonomi dashamirëse". Që kapitalizmi ngre të gjitha “varkat” është një tautologji dhe që zbulohet kudo ku prodhuesit janë të çliruar nga qeveria në favor të lirisë ekonomike.

Por në sytë e shumë autorëve, kapitalizmi është moral dhe i vetmi sistem i vërtetë ekonomik “sepse ai i mundëson individit të përfitojë sa më shumë nga jeta e tij – të ushtrojë mendjen e tij, të marrë rreziqe, të fitojë para, të ndjekë dhe të arrijë lumturinë e tij. ”
Ose, sipas fjalëve të vetë Rand-it, “Filozofia ime, në thelb, është koncepti i njeriut si një qenie heroike, me lumturinë si qëllim moral i jetës së tij, me arritjet produktive si veprimtarinë e tij më fisnike dhe arsyen si të vetmen gjë absolute të tijën.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH