Ekonomi

“Lajthitja” e TREGUT/ 75 mijë të regjistruar në zyrat e punësimit, bizneset afrojnë mijëra vende të lira pune por nuk gjejnë punëtorë!

Shkruar nga Liberale
“Lajthitja” e TREGUT/ 75 mijë të regjistruar në zyrat

Ka punë, ka edhe punëkërkues por punëtori refuzon të punojë! Edhe pse paga minimale është rritur ndjeshëm muajt e fundit, paradoksi vazhdon të shoqërojë tregun e punës në vendin tonë.

Të dhënat nga zyrat e punësimit flasin se janë rreth 15.700 vende të lira pune për tre-mujorin e parë të këtij viti që kërkojnë punonjës, ndërkohë që pranë këtyre zyrave rezultojnë rreth 75 mijë punëkërkues.

Pse kërkesë oferta nuk përputhet në tregun tonë?

Gertiola Çepani, drejtore e punësimit pranë AKPA i tha Vizon Plus se kërkesat më të mëdha të sipërmarrjes janë për punonjës me shkollë të lartë dhe me kualifikim

“Ajo çka ne shohim është se ka një trefishim të vendeve të lira të punës në raport me një 3 vite më parë. Ne kemi si objektiv që gjatë këtij viti të punësojmë 27 mijë punëkërkues. Thuajse të gjithë sektorët kërkojnë, punonjës”, deklaroi Çepani-në E-ZONE

Nga 17.500 vende të lira pune, gati gjysma e tyre ofrohen me pagë 40-50.000 lekë.
Dhe është kjo arsyeja pse një pjesë e këtyre pozicioneve refuzohen nga kandidatët

“50% e vendeve të punës ofrojnë pagë minimale ose pranë minimales. Një pjesë e refuzimeve për punë vijnë pikërisht nga paga e ulët”, pranoi Çepani në emisionin E-ZONE.

Reagimi i Çepanit vjen vetëm pak ditë pasi u mbajt Panairi Kombëtar i Punës dhe Aftësive 2024, nga Zyrat e Punësimit në bashkëpunim me AKPA dhe Dhomën Kombëtare të Tregtisë dhe Industrisë, me pjesëmarrjen e shumë biznesve, universiteteve dhe punëkërkuesve, për të krijuar një lidhje mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë vitit që lamë pas papunësia arriti në nivelin më të ulët në 10.7%.
Papunësia ka rënë kudo në Europë, sikurse është rritur edhe nevoja për fuqi punëtore.
Për shkak të politikave të gabuara që janë ndjekur në tërë këto vize me tregun e punës, Shqipëria duket se po i vuan më rëndë pasojat.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH