Ilustrimi nga The Economist: Një gojë që mbyllet nga një zinxhir
E thënë ashtu siç është e vërteta: J.D. Vance kishte të drejtë.
Në përmbledhje të analizës kryesore të javës, 'The Economist' shkruan se, "Kur zëvendëspresidenti i Amerikës akuzon Evropën për dështimin në mbrojtjen e fjalës së lirë, përgjigja e gjerë që mori; ai është një hipokrit."
"Shtëpia e Bardhë në të cilën shërben J.D. Vance është një armike e flaktë i fjalës që nuk i pëlqen, duke deportuar studentët për pikëpamjet e tyre politike, apo edhe duke sulmuar mediat kritike dhe madje edhe universitetet."
"Por vetëm pse J.D. Vance është treguar hipokrit kjo nuk do të thotë se e ka gabim" shkruan The Economist. - "Prandaj edhe Evropa ka vërtet një problem me fjalën e lirë".