Ekonomi

Fondi Monetar Ndërkombëtar: Ulja e borxhit publik, një sukses!

Shkruar nga Liberale

Fondi Monetar Ndërkombëtar: Ulja e borxhit publik, një sukses!

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar ecurinë e ekonomisë shqiptare. Ministri i Financave Petrit Malaj  dhe guvernatori Gent Sejko zhvilluan një sërë takimesh në Wshington në kuadër të takimeve të vjeshtës.

Gjatë një takimi me shefen e misionit të FMN-së në Shqipëri, Anke Weber dhe ekipin e saj, u diskutua rreth zhvillimeve kryesore të ekonomisë dhe prespektivën e së ardhmes. Borxhi publik është reduktuar me mbi 14 përqind, nga 70.4% të PBB-së që shënonte në vitin 2013 në 58.2% që pritet të jetë në fund të vitit 2024.

Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerësoi progresin ekonomik dhe uljen e borxhit publik, si elementë dallues, në një kohë kur, si pjesa tjetër e vendeve të rajonit, ashtu edhe e Europës kanë shfaqur shenja të përkeqësimit të ritmeve të rritjes dhe niveleve të borxhit.

Po ashtu gjatë takimeve u theksua rëndësia që ka marë sektori I turizmit në ecurinë ekonomike,çelja e kapitujve të parë në procesin e integrimit, si dhe thellimin e reformave ekonomike, që do të ndihmojnë në ruajtjen e prirjeve pozitive.

Me ekipin e FMN-së u diskutua  në veçanti edhe për Projektbuxhetin 2025, që siguron nivele të larta investimesh publike dhe politika efikase për një zhvillim të qëndrueshëm.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH