Vendet e BE-së zënë peshën kryesore të shkëmbimeve tregtare me vendin tonë. Ndërkohë Kina është një nga tre vendet me volumin më të madh të shkëmbimeve tregtare, me Shqipërinë. Dy vendet e tjera janë ato fqinje, Italia dhe Greqia.
Shkëmbimet tregtare, për dymujorin e parë 2025, me vendet e BE-së zënë 58,0 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar -Shkurt 2025, sipas shifrave zyetare të publikuara nga Instat, Instituti i Statistikave, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 68,1 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 52,8 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (27,1 %), Kina (8,6 %), dhe Greqia (8 %).
Në Shkurt 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 34 mld lekë, duke u rritur me 4,3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 7,3 %, në krahasim me Janar 2025.
Importet e mallrave arritën vlerën 68 mld lekë, duke u ulur me 8,6 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u rritur me 12 %, në krahasim me Janar 2025. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 34 mld lekë, duke u ulur me 18,6 %, krahasuar me Shkurt 2024 dhe duke u rritur me 17,1 %, në krahasim me Janar 2025.
Në këtë dymujor eksportet e mallrave arritën vlerën 65 mld lekë, duke u rritur me 4,6 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 128 mld lekë, duke u ulur me 4,7 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 63 mld lekë, duke u ulur me 12,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.
Eksportet, gjatë këtij dymujori janë rritur me 4,6 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +12,0 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +1,1 pikë përqindje. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materialendërtimi dhe metale” me -6,3 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -1,7 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me -1,0 pikë përqindje.
Gjatë muajit Shkurt 2025, në rënien e importeve prej 8,6 %, krahasuar me Shkurt 2024.
Si dymujor, importet janë rritur me 4,7 %, krahasuar me dymujorin e parë 2024.
Në muajin Shkurt 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me Shkurt 2024 janë: Kosova (63,7 %), Greqia (10,2 %), Gjermania (7,5 %), etj. Ndërsa vendet me të cilat eksportet
kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (14,1 %), Maqedoni e Veriut (22,6 %), Austria (0,4 %), etj.
Gjatë këtij dymujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kosova (76,8 %), Gjermania (3%) dhe Greqia (6,3%). Ndërsa vendet me te cilat ka pasur uljen me te madhe jane: Italia (15,9 %) , Maqedonia e Veriut (11,0 %) etj.
Në muajin Shkurt 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të importeve, janë: Kina (16,6 %), Greqia (10 %), Spanja (46,3 %) etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, në krahasim me Shkurt 2025 janë: Italia (2,5%), Turqia (41,2 %), Gjermania (12,1 %), etj.
Gjatë këtij dymujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (1,2 %), Kina (31.1 %) dhe Greqia (6,3 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Turqia (30,4 %), Gjermania (7,8 %) dhe SHBA (37,1%).
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 58,9 %, të gjithë tregtisë. Në Shkurt 2025, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 68,1 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 54,4 % të importeve gjithsej.
Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (27,1 %), Greqia (8,3 %), Turqia (8,0 %), Kina (7,5 %).