Një zjarr i madh përfshiu sot një zonë pyjore në Qeparo, por pas disa orësh përpjekjesh të forta, flakët janë shuar plotësisht.
Zjarri u përhap shpejt për shkak të erës së fortë dhe terrenit të thyer, duke rrezikuar shtëpi dhe një fabrikë vaji. Për fat të mirë, reagimi i shpejtë nga forcat zjarrfikëse dhe një helikopter i ushtrisë ndihmoi në ndalimin e përhapjes së flakëve.
Në vendngjarje ishin të pranishëm zjarrfikës, punonjës të pyjeve dhe një helikopter “Black Hawk”, që ndihmoi nga ajri për të fikur vatrën kryesore të zjarrit.
AKMC dhe Ministria e Mbrojtjes apelojnë për kujdes të shtuar nga qytetarët, sidomos në këto ditë me temperatura të larta dhe erëra të forta. Çdo zjarr, sado i vogël të duket, duhet raportuar menjëherë, në mënyrë që të shmangen situata të rrezikshme për jetën, pronën dhe natyrën.