Aktualitet

Zjarr në Spitalin e Neurologjisë? Reagon QSUT: Nuk ka rrezik për pacientët dhe stafin

Shkruar nga Liberale

Zjarr në Spitalin e Neurologjisë? Reagon QSUT: Nuk ka rrezik për

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka informuar se rreth orës 21:45, në katin -1 të Spitalit të Neurologjisë është konstatuar prani tymi, pa rrezik për pacientët apo stafin.

"Stafi mjekësor dhe ekipet teknike kanë ndërhyrë për të vlerësuar situatën dhe garantuar vijimin normal të shërbimit.

Aktualisht në ambientet e spitalit nuk ka asnjë rrezik për pacientët apo personelin dhe puna vijon pa asnjë pengesë.

Autoritetet përkatëse janë njoftuar për të kryer verifikimet e nevojshme dhe për të siguruar që gjithçka është në parametra të sigurt, theksohet në njoftimin zyrtar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH