Aktualitet

Vrasja e 41-vjeçarit shqiptar në Greqi, gruaja e viktimës ndihmoi policinë për identifikimin e autorëve

Shkruar nga Liberale

 

Vrasja e 41-vjeçarit shqiptar në Greqi, gruaja e viktimës

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja lidhur vrasjen e 41-vjeçarit shqiptar Altin Arapajt në Greqi, i cili u gjet i pajetë mes vreshtave në një zonë rurale të Rafinës

Për ngjarjen në pranga ka rënë një 46-vjeçar, pasi viktima, përpara se të ndërronte jetë, e kishte telefonuar gruan e tij, duke i dhënë emrin e autorit, i cili ndodhej në një apartament në Glyka Nera. Përveç kësaj, u arrestuan edhe dy persona të tjerë që dyshohet se janë bashkëpunëtorë.


Vrasësi i dyshuar, gjithashtu me origjinë shqiptare, u gjet në një apartament Airbnb në Glyka Nera, në orën 23:55 të së enjtes, nga oficerët e policisë së DIAS, të cilët nxituan në vendngjarje pasi morën një telefonatë, pa e ditur deri në atë moment se ai ishte personi që po kërkonin.Por, kur policia e kuptoi se ai ishte një autor i dyshuar, e ndaloi dhe e prangosi. Autori i dyshuar 46-vjeçar akuzohet për vrasje me dashje në gjendje të qetë mendore dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa dy personat e tjerë akuzohen për bashkëpunim në vrasje me dashje.

Liberale Newsroom

A është SPAK, ashtu siç ende vazhdon të pretendojë një pjesë e opozitës, “vegël” dhe në shërbim të qeverisë?

  • Po!
  • Jo!
  • Nuk e di!
SHQIPENGLISH