Një 35-vjeçar dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën në Vlorë, ku jetonte në lagjen “Pavarësia”.
Dhe pas ndihmës së parë mjekësore, 35-vjeçari Amarildo Matodashaj është transportuar për ndihmë të specializuar në Spitalin e Traumës.
Në cilësinë e provës materiale, u bë sekuestrimi i armës së zjarrit, pistoletë tip Glock, e cila u gjet në vendin e ngjarjes.
Grupi hetimor, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.