Aktualitet

Vetëdorëzohet në polici kreu i grupit kriminal, Kreshnik Farruku Budlla, kërkohet nga Italia për qëllime ekstradimi

Shkruar nga Liberale

Vetëdorëzohet në polici kreu i grupit kriminal, Kreshnik Farruku

Vetëdorëzohet në polici kreu i grupit kriminal, Kreshnik Farruku.  Ai kërkohet nga autoritetet italiane pasi dyshohet për trafik droge.

Mësohet se Farruku u vetdorëzua mbrëmjen e të hënës në Durrës, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Në Dhjetor të 2024-ës, janë konfiskuar me vendim të Gjykatës së Posaçme 27 pasuri në pronësi të Kreshnik Farruku Budllës dhe Erneo Farrukut.

Vendimi për konfiskimin e tyre erdhi pas dyshimeve se këto pasuri janë përfituar nga aktivitete kriminale, duke përfshirë trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH