Aktualitet

U arrestua me urdhër të SPAK/ Ja kur do të zhvillohet seanca ndaj Erion Veliajt, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe 5 biznesmenëve

Shkruar nga Liberale

U arrestua me urdhër të SPAK/ Ja kur do të zhvillohet seanca ndaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili u arrestua ditën e djeshme (10 Shkurt) me urdhër të SPAK, do të dalë para togave të zeza të GJKKO-së të mërkurën, më 12 Shkurt, për rivlerësimin e masës së sigurisë.

Gjykata e Posaçme njofton se seanca ndaj kryebashkiakut Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe 5 biznesmenëve, Elman Abule, Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi e Shkelqim Fusha zhvillohet ditën e nesërme në orën 08:30.

“Duke patur parasysh interesin që ka në media dhe në publik procedimi penal nr. 27, i vitit 2024, regjistruar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të personave nën hetim Erjon Veliaj, Ju njoftojmë se seanca e marrjes në pyetje për personat nën hetim Erjon Veliaj, Ajola Xoxa, Elman Abule, Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Shkëlqim Fusha për të verifikuar kushtet dhe kriteret e caktimit të masës dhe nevojat e sigurimit është caktuar me datë 12.02.2025, ora 08:30. Tiranë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH