Aktualitet

Tiranë/ Mbi 1,100 kredi të buta për familje dhe çifte të reja

Shkruar nga Liberale.al

Tiranë/ Mbi 1,100 kredi të buta për familje dhe çifte

Bashkia e Tiranës ka miratuar sot mbi 1,100 kredi të buta për familje dhe çifte të reja që nuk kanë mundësi të blejnë banesë me çmimet e tregut. Kjo është pjesë e programit të strehimit të nisur nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili prej vitesh po zbatohet si një ndër politikat më të suksesshme sociale në kryeqytet.

Falë këtij vendimi, numri total i kredive të buta të dhëna nga Bashkia e Tiranës arrin në 3,651. Përfituesit janë kryesisht të rinj, çifte të sapomartuara dhe familje me të ardhura të kufizuara, të cilëve u jepet mundësia të bëhen pronarë të një shtëpie me kushte të lehtësuara.

Krahas kredive të buta, në këto vite janë shpërndarë edhe 2,057 bonuse strehimi dhe janë vënë në dispozicion 419 banesa sociale me qira.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH