Aktualitet

“Super Karteli Shqiptar” shkatërrohet në Itali/ Sekuestrohen mbi 420 kg drogë, 12 të arrestuar

Shkruar nga Liberale.al

“Super Karteli Shqiptar” shkatërrohet në Itali/

Një goditje e fuqishme i është dhënë një organizate të madhe kriminale shqiptare që vepronte në Itali. Policia italiane ka zhvilluar një operacion të madh anti-drogë, ku janë arrestuar 12 persona dhe janë sekuestruar mbi 423 kilogramë drogë.

Hetimet nisën në janar 2024 dhe u drejtuan nga Prokuroria Antimafia e L’Aquilas. Grupi shqiptar vepronte kryesisht në rajonin Abruzzo, me bazë në Montesilvano dhe Città Sant’Angelo, por kishte lidhje edhe në Milano, Brescia, Varese dhe Shqipëri.

Organizata ishte e përfshirë në të gjitha hallkat e trafikut: blerje, kultivim dhe shpërndarje të drogës në tregun e zi. Kokaina transportohej nga Lombardia me furgonë me qira, ndërsa marijuana “amnezi” kultivohej në një depo të përshtatur në Piadena Drizzona.

Anëtarët e grupit përdornin komunikime të koduara dhe gjeste për të shmangur përgjimet, duke treguar njohuri për metodat e hetimit.

Operacioni u zhvillua në vijim të një hetimi të mëparshëm të quajtur “Kirivò”, që kishte zbuluar një tjetër grup kriminal në zonën e Pescara-s. Të dhënat nga ai rast ndihmuan në zgjerimin e hetimeve dhe zbulimin e lidhjeve mes grupeve.

Gjatë kontrollit, autoritetet sekuestruan 421 kg marijuanë dhe 2 kg kokainë, një sasi që tregon për përmasat e mëdha të trafikut.

Hetuesit italianë po vazhdojnë punën për të identifikuar edhe të tjerë persona të përfshirë dhe për të mbledhur prova të reja.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH