Aktualitet

SPAK jep pretencën për Vangjush Dakon/ Sa vite burg kërkohet për ish-kryebashkiakun e Durrësit

Shkruar nga Liberale

SPAK jep pretencën për Vangjush Dakon/ Sa vite burg kërkohet

SPAK kërkon dënimin e ish kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Prokurori i posaçëm Sotir Kllapi kërkoi dënimin e Dakos për akuzat e shpërdorimit të detyrës në dy raste. SPAK kërkoi dënimin me 4 vite burg dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar të dënohet përfundimisht me 2.8 vite.

Për shtetasin Fatmir Ejupi, SPAK kërkon dënimin me 3 vite. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar me 2 vite heqje lirie.

Për Fiqiri Farukun, SPAK kërkoi dënimin me 3 vite burg dhe në aplikim të gjykimi të shkurtuar me 2 vite burg. Për shkak të moshës së madhe dhe probleme shëndetësore, të pezullohet dënimi me burg dhe të vihet në shërbim prove.

Ish kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste.

Njëri rast, ka të bëjë me ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vite më parë, i cili u shemb nga tërmeti në nëntor të vitit 2019 dhe rasti tjetër ka të bëjë me një tender për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH