Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, ku automjeti i drejtuar nga një 26-vjeçar përplasi një biçikletë me të cilën po lëvizte një 54-vjeçar.
Si pasojë e aksidentit, 54-vjeçari ka marrë dëmtime të rënda dhe është shoqëruar për në spital, ku dhe ka humbur jetën.
Sipas njoftimit të Policisë, aksidenti ndodhi në rrugën “Jordan Misja” në kryeqytet, ndërsa drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Njoftimi i plotë i policisë:
Me datë 18.07.2025, në rrugën ‘Jordan Misja’, automjeti me drejtues shtetasin H. M., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. Xh., rreth 54 vjeç.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 54-vjeçari, i cili ka humbur jetën në spital. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim