Aktualitet

Shkuan pas burrave në Siri, GJKKO dënon 9 gratë e riatdhesuara të xhihadistëve shqiptarë

Shkruar nga Liberale
Shkuan pas burrave në Siri, GJKKO dënon 9 gratë e riatdhesuara

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ( GJKKO) dha këtë të enjte vendimin e dënimit për 9 gratë e riatdhesuara nga Siria, të cilat akuzohen per “pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe “pjesëmarrje në veprimtari luftarake në nje shtet të huaj”.

Ishte gjyqtarja Rudina Palloj e cila pranoi kërkesën e prokurores Elida Kaçkini, duke shpallur fajtore nëntë të pandehurat dhe vendosi dënimin e secilës prej tyre me 7 vite burg.

Me aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi zbriti në 4 vite e 8 muaj heqje lirie.

Prokuroria e Posaçme kërkoi pezullimin e dënimit për secilën dhe vendosjen e tyre në shërbim prove për 5 vite. Po ashtu u vendos heqja e masës së sigurise që i ndalon të pandehurat të dalin jashtë territorit të vendit.

Gjyqtarja gjthashtu urdhëroi që të 9 personat të mos shoqërohen me askënd që është hetuar apo dënuar për vepra të tilla penale  si dhe të mos frekuentojnë ambiente me individë që kanë qëndrime radikale.

Kujtojmë se përgjatë vitit 2013-2014, të nënta gratë u larguan në drejtim të Sirisë, pasi ndoqën bashkeshortët e tyre, të cilet shkuan të luftonin perkrah Al Nusras dhe më pas për ISIS.

Nga hetimet e prokurorisë së posaccme antikorrupsion, rezulton se të gjitha të pandehurat iu bashkuan me vullnet të plotë dy organizatave terroriste në Siri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH