
Policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë organizatorët e protestës së zhvilluar para Bashkisë së Tiranës.
Mes tyre: Belind Këlliçi, Tedi Blushi, Klevis Balliu dhe Adriana Kalaja, pasi sipas policisë kanë zhvilluar një protestë të paligjshme, duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve, si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. T., A. K., K. B., B. K dhe T. B., pasi ditën e djeshme përpara godinës së Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të pa identifikuar, kanë zhvilluar një protestë të paligjshme, duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve, si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.