Në mbrëmjen e së martës në fshatin Postribë, Shkodër, ka ndodhur një ngjarje e rëndë ku një 43-vjeçar, Çel Shabaj, ka qenë në rrezik për të humbur jetën gjatë një konflikti të nisur për arsye të dobëta.
Autori i dyshuar, Kristian Kakia, së bashku me dy të tjerë që janë të afërm me të, janë arrestuar nga policia. Po ashtu, tre individë të tjerë janë shpallur në kërkim për ngjarjen.
Materialet e çështjes janë dërguar në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër për hetime të mëtejshme, për akuzat e "Vrasjes me dashje në tentativë", kryer në bashkëpunim, si dhe për "Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".