Aktualitet

Përplasi për vdekje këmbësoren dhe u zhduk/ Arrestohet 27-vjeçari në Korçë! Pas aksidentit fshehu makinën dhe…

Shkruar nga Liberale
Përplasi për vdekje këmbësoren dhe u zhduk/ Arrestohet

Policia e Korçës ka arrestuar shoferin 27-vjeçar të një makine, që një ditë më parë përplasi për vdekje një këmbësor.

Në pranga u vu shtetasi me iniciale G. M., i cili dyshohet se dje, rreth orës 17:40, në aksin rrugor “Maliq-Korçë”, me automjetin që drejtonte, aksidentoi me pasojë vdekjen shtetasen S. Q., 65 vjeçe, dhe u largua nga vendi i aksidentit me automjetin që drejtonte.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga 27-vjeçari, i cili pasditen e djeshme me automjetin që drejtonte, aksidentoi me pasojë vdekjen një shtetase dhe u largua nga vendi i aksidentit.

Në vijim të dy informacioneve të dhëna mbrëmjen e djeshme, për aksidentin në aksin rrugor “Maliq-Korçë”, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor ndaluar shtetasin G. M., 27 vjeç, banues në Dërsnik, Korçë. Shtetasi G. M. dyshohet se dje, rreth orës 17:40, në aksin rrugor “Maliq-Korçë”, me automjetin që drejtonte, aksidentoi me pasojë vdekjen shtetasen S. Q., 65 vjeçe, dhe u largua nga vendi i aksidentit me automjetin që drejtonte.

Gjithashtu shërbimet e Policisë bënë të mundur  gjetjen e automjetit të  shtetasit G. M.,  i cili e kishte fshehur në garazhin e banesës së tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH