Aktualitet

MOTI I DITËS, e diel 6 prill 2025: Kthjellime e vranësira, ulen temperaturat

Shkruar nga Liberale

MOTI I DITËS, e diel 6 prill 2025: Kthjellime e vranësira, ulen

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare kryesisht në veri në pjesën e parë të ditës, të cilat do të pasohen me reshje bore me intensitet të ulët të karakterit lokal në male.

Era do të fryjë me drejtim  verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi  18 m/s, e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore -1 deri 9°C, në zonat e ulëta 0 deri 17°C dhe në  bregdet 4 deri 17°C.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH