Aktualitet

Ulje temperaturash/ Reshjet e dëborës zbardhin këtë qytet

Shkruar nga Liberale

Ulje temperaturash/ Reshjet e dëborës zbardhin këtë qytet

Kukësi përfshihet nga moti i keq me era, reshje shiu e bore si dhe ulje temperaturash.

Në lartësitë 600 metër mbi nivelin e detit reshjet e shiut i kanë lënë vendin borës.

Deri më tani zonat si Arrën, Shishtavec, Kalisë, Gryk Çajë, Zapot, Topojan, Kishaj, Cahan, Valbonë, Dragobi nuk paraqesin probleme në lëvizje pavarësisht se bora ka arritur deri në 5 cm.

Drejtuesit e mjeteve të përdoruesve të rrugëve nacionale duhet të bëjnë kujdes veçanërisht në segmentet Kam-Qaf Luzhë, Ura e Topojanit-Shishtavec, Kolosjan-Bushtricë-Kala e Dodës apo Kalimash-Qaf Shllak-Qaf Mali, këto segmente kanë prezencë të akullit e borës, si dhe ka prezencë të rënies së gurëve nga moti i keq.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH