Aktualitet

‘Dështon’ operacioni i RENEA për gjetjen dhe arrestimin e Eljon Hatos/ Shkodër, shoqërohen disa persona. Mes tyre vëllai i tij

Shkruar nga Liberale

‘Dështon’ operacioni i RENEA për gjetjen dhe arrestimin e

Një tjetër operacion i forcave elitë RENEA ka dështuar në Shkodër për gjetjen dhe arrestimin e Eljon Hatos, i shpallur në kërkim në kuadër të dosjes “Metamorfoza” që prej vitit 2023.

Burime bëjnë me dije se kontrolle të shumta janë kryer në zonën e Rrethinave në Shkodër në orët e mbrëmjes, por Hato sërish nuk është gjetur.

Të njëjtat burime thonë se nga ky aksion janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje 5 apo 6 persona, në mesin e të cilëve edhe vëllai i Eljon Hatos. Edhe më herët RENEA ka kryer disa operacione për arrestimin e tij në Shkodër dhe Tiranë por nuk ka mundur ta gjejë.

Nuk dihet nëse operacioni është dekonspiruar, apo Hato nuk ka qenë në banesë gjatë kontrolleve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH