Aktualitet

MOT i kthjellët, por i ftohtë/ Si priten të jenë temperaturat gjatë ditës së sotme

Shkruar nga Liberale

MOT i kthjellët, por i ftohtë/ Si priten të jenë

Vendi ynë edhe sot do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të ftohta më origjinë kontinentale duke sjellë mot të kthjellët, por të ftohtë.

Kthjellimet më së shumti do të jenë prezentë në zonat bregdetare dhe ato të ulëta, ndërsa më kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të jetë në zonat malore verilindore- juglindore, megjithatë nuk priten reshje.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin dobësim të ndjeshëm të vranësirave edhe në zonat malore duke ri-kthyer motin e kthjellët.

Temperaturat minimale do të shënojnë vlerën -4 gradë në Bajram Curr, ndërsa ato maksimalet do të shënojnë vlerën 18 gradë celcius në Elbasan, Berat dhe Sarandë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH