Aktualitet

Joshte klientët dhe më pas i kërcënonte me thikë për t’iu marrë para, arrestohet gruaja në Durrës dhe dy shokët e saj

Shkruar nga Liberale

Joshte klientët dhe më pas i kërcënonte me thikë

Një grua është arrestuar nga policia e Durrësit, nën akuzë për ushtrimin e prostitucionit. Në pranga është vënë gjithashtu edhe bashkëpunëtori i saj, i cili dyshohet se u bënte foto klientëve dhe i shantazhonte për t’u marrë pasa.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se 49-vjeçarja me iniciale A. H. i ka ofruar favore seksuale, kundrejt pagesës një shtetasi në banesën e saj. Më pas, në bashkëpunim me shtetasin R. L., e kanë kërcënuar klientin me thikë dhe i kanë marrë 65000 lekë.

Gjatë operacionit policor, u arrestua edhe një 21-vjeçar, pasi ishte bashkë me 40-vjeçarin dhe gjatë kontrollit, Policia i gjeti një sasi lënde narkotike kokainë të ndarë në doza gati për shitje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për shtetasit R. L. dhe A. H., për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prostitucioni”, si dhe për 21-vjeçarin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH