Showbiz

“Vrapova duke thërritur babi, babi”/ Këngëtarja e njohur shqiptare rrëfen e TRONDITUR momentin e TËRMETIT në Turqi: Ishte si një film…

Shkruar nga Liberale

“Vrapova duke thërritur babi, babi”/ Këngëtarja  e

Këngëtarja e njohur, Morena Taraku, ka reaguar për herë të parë pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë. E ndodhur atje në momentin e lëkundjeve, Taraku ka ndarë me ndjekësit e saj një përjetim emocional dhe tronditës.

Nëpërmjet një postimi në “Instastory”, këngëtarja ka konfirmuar se është mirë me shëndet, por ka treguar se përjetimi ka qenë tejet i vështirë, veçanërisht pasi ndodhej në spital me babain e saj.

Taraku rrëfen se në momentin e tërmetit ishte disa metra larg babait të saj në spital dhe menjëherë reagoi për ta gjetur.

E tronditur, Morena shpreh falënderimin ndaj Zotit për faktin që janë mirë, por edhe frikën e madhe që ndjeu për jetën e babait të saj:

“Vrapova duke thërritur babi, babi”/ Këngëtarja  e

“Vrapova brenda duke bërtitur ‘babi, babi’, derisa ia kapa dorën dhe dolëm jashtë. Ngjarja ishte e papërshkrueshme. Ju betohem, ishte si një film. Zoti e bekoftë! S’e kam imagjinuar kurrë që do të ballafaqohesha me vdekjen pa të. Jam ende e traumatizuar, por jemi mirë”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH