Showbiz

E TRISHTË/ Humb jetën aktorja 11-vjeçare e Netflix, pësoi 12 arreste kardiake në dy ditë

Shkruar nga Liberale

E TRISHTË/ Humb jetën aktorja 11-vjeçare e Netflix, pësoi

11 vjeçarja Millena Brandao, e njohur në Brazil për pjesëmarrjen e saj në serialin e njohur të Netflix-it “Sintonia”, ka ndërruar jetë të premten në një spital të Sao Paulos pas disa episodesh arresti kardiak, konfirmoi nëna e saj.

E TRISHTË/ Humb jetën aktorja 11-vjeçare e Netflix, pësoi

Vajza përjetoi dhimbje të forta koke të mërkurën dhe u dërgua me urgjencë në spital. Brenda një periudhe dyditore, Millena pësoi gjithsej 12 arreste kardiake, sipas mjekut që e trajtonte.

“Mjekët ende nuk më kanë thënë saktësisht se çfarë i ndodhi vajzës sime dhe çfarë e vrau atë”, tha nëna e saj, Thais Brandao, për rrjetin brazilian të lajmeve G1.

E TRISHTË/ Humb jetën aktorja 11-vjeçare e Netflix, pësoi

Mediat e huaja shkruajnë se simptomat e para filluan më 24 prill, me aktoren e re që ankohej për dhimbje koke, dhimbje këmbësh, përgjumje, humbje të oreksit dhe episode të të fikëtit. Gjatë kësaj kohe, ajo vizitoi një qendër urgjence dhe dy spitale shtetërore në Sao Paulo. Fillimisht, mjekët dyshuan se ishte një infeksion nga ethet e dengues, por testet e mëvonshme zbuluan praninë e një tumori në tru.

11-vjeçarja humbi jetën nëntë ditë pasi u shfaqën simptomat e para të rënda. Lajmi ka tronditur skenën artistike braziliane, ku aktorja e re gëzonte dashurinë e të gjithëve.

E TRISHTË/ Humb jetën aktorja 11-vjeçare e Netflix, pësoi

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH