Globi

Besimtarët në radhë për të bërë homazhe për Papa Françeskun, Bazilika e Shën Pjetrit e hapur gjatë gjithë kohës

Shkruar nga Liberale

Besimtarët në radhë për të bërë homazhe

As nata s’i kanë ndalur besimtarët të bëjnë homazhe për Papa Françeskun. Kështu edhe pas mesnatës, besimtarë të shumtë kanë pritur në rradhë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Atit të Shenjtë, trupi i të cilit është vendosur në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Mediet italiane shkruajnë se Bazilika do të qëndrojë e hapur për një kohë të pacaktuar për të lehtësuar fluksin e besimtarëve dhe për t'i lejuar ata të përshëndesin Papatin argjentinas.

Selia e Shenjtë po përgatitet për ceremoninë e së shtunës, ku pritet të marrin pjesë delegacione nga e gjithë bota, figura politike por edhe udhëheqës fetarë, mes tyre edhe shqiptarë.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH