Bota

Zelensky e pranon për herë të parë: Trupat ukrainase po kryejnë operacione ushtarake brenda territorit të Rusisë

Shkruar nga Liberale

Zelensky e pranon për herë të parë: Trupat ukrainase po

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka pranuar për herë të parë publikisht se trupat ukrainase po kryejnë operacione ushtarake brenda territorit të Rusisë, konkretisht në rajonin e Belgorodit që kufizohet me Ukrainën.

“Lufta duhet të rikthehet atje nga ka ardhur,” deklaroi Zelensky në një fjalim drejtuar popullit, duke shtuar se qëllimi kryesor i këtyre operacioneve është mbrojtja e rajoneve kufitare ukrainase si Sumy dhe Kharkiv, si dhe lehtësimi i presionit në linjën e frontit në Donetsk.

Ai përmendi gjithashtu rajonin e Kurskut, ku forcat ukrainase vazhdojnë të kenë një prani të kufizuar pas ofensivës së vitit të kaluar, edhe pse shumica e territorit është rikthyer nën kontrollin rus. Nga 1200 kilometra katror që pushtoi në vitin e shkuar, Kievi vleresohet se mban ene ne rajonin e Kurskut rreth 300 deri ne 400 kilometra ose e thene ndryshe 25% te territorit te pushutar.

Zelensky falënderoi njësi të caktuara të ushtrisë, përfshirë Regjimentin e 225-të Sulmues që po vepron në Belgorod, duke i cilësuar si heronj.

Poll
SHQIPENGLISH