Bota

Houthi: SHBA-ja ka kryer sulm vdekjeprurës në Jemen

Shkruar nga Liberale

Houthi: SHBA-ja ka kryer sulm vdekjeprurës në Jemen

Rebelët jemenas, Houthi, thanë se një numër personash janë vrarë gjatë një sulmi ajror në Hodeida një ditë më parë.

Rebelët Houthi – që janë të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – fajësuan Uashingtonin për këtë sulm.

“Numri i viktimave nga agresioni amerikan në Hodeida është rritur në tetë dhe janë 16 të plagosur, teksa operacionet për largimin e rrënojave po vazhdojnë”, raportoi televizioni i rebelëve jemenas, Al-Masirah, duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë.

Një ditë më herët, Ministria e Shëndetësisë e rebelëve jemenas tha se katër fëmijë dhe dy gra ishin vrarë.

Sipas mediave të rebelëve Houthi, sulmi ajror shënjestroi një zonë të banuar në Hodeida, qytetin-port në Detin e Kuq.

Zonat e kontrolluara nga rebelët në Jemen kanë përballur me sulme pothuajse të përditshme që kur Uashingtoni nisi një fushatë ajrore kundër rebelëve – që mbështeten nga Irani – më 15 mars për t’i detyruar ata që të ndalojnë së kërcënuari anijet tregtare që kalojnë në Detin e Kuq.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH