Bota

MASAKËR/ Sulmohet klinika e rehabilitimit, 9 të vdekur, dhjetëra të zhdukur (VIDEO)

Shkruar nga Liberale

MASAKËR/ Sulmohet klinika e rehabilitimit, 9 të vdekur, dhjetëra

Një tjetër sulm i përgjakshëm ka ndodhur në shtetin Sinaloa të Meksikës, ku në orët e para të mëngjesit të së dielës, persona të armatosur sulmuan një klinikë rehabilitimi nga droga në qytetin Culiacan, duke lënë pas nëntë të vdekur dhe gjashtë të plagosur.

Fillimisht, tetë persona humbën jetën në vendngjarje dhe gjashtë të tjerë mbetën të plagosur, pasi autorët thyen dyert e klinikës dhe hapën zjarr ndaj të pranishmëve. Më vonë, një prej të plagosurve ndërroi jetë në spital, duke e çuar numrin e viktimave në nëntë.

Ky është sulmi i shtatë ndaj qendrave të rehabilitimit në Sinaloa që nga shtatori i kaluar, kur shpërthyen përleshjet e dhunshme midis dy fraksioneve rivale të kartelit famëkeq Sinaloa. Që nga ajo kohë, përplasjet kanë shkaktuar mbi 750 të vdekur dhe rreth 900 persona të zhdukur, ndërkohë që situata është përshkallëzuar më tej pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë me prezencë të shtuar në rajon.

Autoritetet meksikane nuk kanë dhënë ende detaje mbi identitetin e autorëve, ndërsa hetimet për ngjarjen janë në vijim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH